Kuvendi mbajti shtatë seanca plenare

by admin
Spread the love

Në Kuvend sot u mbajtën shtatë seanca plenare dhe atë: e 75-ta, 54-ta, 69-ta, 73-ta, 71-ta, 39-ta dhe 47-ta. Për gjashtë prej tyre, deputetët votuan sipas propozim-ligjeve për të cilat ishte përfunduar debati.

Në seancën e re të 75-të, ata debatuan për Propozimin e vendimit për vazhdim të afatit për ekzistim të gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të vendit, për shkak të rrezikut të lartë nga vëllimi i rritur i hyrjes dhe tranziti i emigrantëve dhe për shkak të mbrojtjes së shëndetit publik nga migrimi ilegal në kushte të pandemisë.

Sipas opozitës, Kuvendi në mënyrë joligjore vepron duke e marrë parasysh vazhdimin e kohëzgjatjes së krizës.

Deputetja e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska Davkova, tha se, nëse kriza zgjat  më shumë se 30-të ditë, atëherë Qeveria duhet të shpallë gjendje të jashtëzakonshme.

“Tashmë shtatë vite, në kundërshtim me Kushtetutën dhe sundimin e ligjit, Kuvendi konfirmon vendimet e Qeverisë për gjashtë muaj. Dhe ashtu ne jetojmë në gjendje ilegale”, tha Siljanovska Davkova.

Deputeti i LSDM-së, Dime Velkovski beson se vazhdimisht  vendoset gjendje krize me kërkesë të strukturave të sigurisë për shkak të problemeve të mundshme që mund të ndodhin.

“Nuk them se për momentin ka ndonjë krizë të madhe, por krizë të mundshme. Kjo është para se gjithash përgjegjësi ndaj vendit tonë, megjithatë edhe ndaj partnerëve të NATO-s”, thotë Velkovski.

Vazhdimi i seancës së 75-të dhe seancave tjera, plotësisht do të caktohet.

Nesër nuk ka seancë plenare në shtëpinë ligjvënëse, ndërsa pasnesër do të ketë seancë kushtuar pyetjes së deputetëve. Seanca në të cilën do të diskutohet pas Interpelancës së kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, e dorëzuar nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së është paralajmëruar për të enjten.

You may also like