Kuvendi konfirmoi dorëheqjet e Tupançevskit, Nuredinit, Rendevskit dhe Nuhiut – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut konfirmoi sot dorëheqjet e ministrit të Drejtësisë Nikolla Tupançevski dhe ministrit të Mjedisit Jetësor Naser Nuredini, si dhe zëvendësministrave të Shëndetësisë Vladimir Rendevski dhe Drejtësisë Agim Nuhiu.

Siç ka njoftuar kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, Tupançevski, Nuredini, Rendevski dhe Nuhiu kanë vendosur që të mos i arsyetojnë dorëheqjet deputetëve.

“Konstatoj se Tupançevskit, Nuredinit, Rendevskit dhe Nuhiut, u ndërpriten funksionet”, theksoi Xhaferi.

Para fillimit të seancës së 103-të, deputetët me një minutë heshtje nderuan viktimat e tërmeteve në Turqi dhe Siri. 

TI RAPORTON!

You may also like