Kuvendi Kombëtar i PD, Jozefina Topalli: Sot është dita më e bukur politike pas 30 vitesh

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka reaguar lidhur me mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike që është iniciuar nga Sali Berisha.

Në një postim në mediat sociale, Topalli shkruan se sot është disa më e bukur e politikës pas 30 vitesh dhe shton se sot është ushtrimi demokratik më i veçantë.

Kjo është dita më e bukur politike pas 30 vitesh. Ajo që po ndodh sot është ushtrimi demokratik më i veçantë. Sot delegatët dhe anëtarësia e PD po bën histori”, shkruan ish-nënkryetarja e PD.

Topalli është një nga ish-zyrtarët e Partisë Demokratike, e cila është shprehur pro lëvizjes së Sali Berishës.

You may also like