Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi propozimin francez, pas 17 viteve pritje fillon faze e re me BE-në

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kuvendi i Maqedоnisë së Veriut i dhа dritë jeshile hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian. Me 68 vota “për” asnjë kundër u miratua propozimi francez për heqjen e vetos bullgare.

Para votimit të së njejtës deputetët e VMRO-DPMNE-së, lëshuan sallën në shenjë revolte, dhe shkyen dokumetet e propozimit frnacez. Ndëra edhe sot kishin me vete vuvuzela, dhe në momentin kur flsinin deputetët e shumicës fishkëllonin dhe nuk dëgjohej ajo se çfar flisnin deputetët.

Ndërsa pas votimit të propozimit francez, shumica parlamentare e përcolli me duartroktije rezultatin e këtij votimi.

Edhe gjatë debatit të sostshëm, partisë “ E Majta” nuk iu heq “e keqja” me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Deputeti i së Majtës, Borisllav Krmov drejtoi akuza ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, ndërsa nuk e la pa u futur edhe në historinë shqiptare.

Borisllav Krmov, deputet i partisë “E Majta”

“E gjithë familja e Skënderbeut ka emra serb. A do të hiqni dorë nga Skënderbeu. Lufta për të drejta e shqiptarëve u devalvua pas vitit 2001. Kjo është luftë për teritor“

Deputeti i Alenacës për Shqiptarët, Halil Snopçe, iu përgjigj Krmovit se nuk ka nevojë të paramendohet mjafton të hapet enciklopedia maqedonase, që e njëjta është shfrytëzuar nga shtetet fqinje për të mohuar të drejtat historike të Maqedonisë.

Halil Snpoçe, deputet i ASH-së

“Po ashtu zotri Krmov ashtu sikurse lideri juaj zotri Apasievi në fjalimin tuaj e përmendët paramendoni se dikush të ju thot ju shqiptarëve se Skëndërbeu është serb apo të ngjajshme. Zoti Krmov nuk ka nevojë të paramendojmë, mjafton ta çelim enciklopedinë maqedonase e botuar nga Akeademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonsië, ku thuhet se Skënderbeu nuk është shqiptar, ku thuhet se Nënë Tereza nuk është shqiptare. Pikërisht kjo enciklopedi, zoti Krmov është shfrytëzuar nga shtetet fqinje për të kritikuar historianët maqedonas dhe për të mohuar të drejtat historike të Maqedonisë”.

Ndërsa deputeti, Igor Janushev nga pakica serbe tha se askujt nuk i dhemb për gjuhën maqedonase.

Igor Janushev, deputet i pakicës serbe

“Nuk mund të duroja dhe zgjodha që të replikojë për kolegun Krmov , që ti them disa gjëra që me shumë gjasë i harroi. Edhe unë e kuptojë se për ju është e pranueshme atë që sot doni ta votoni, sepse për ju nuk është problem që gjuha. Këtë që e bëni është e njëjta nga ajo që e keni bërë ditët e kaluara, për njerëzit që hidhnin vezë në protesta i keni arrestuar, ndërsa atë që ishte me armë në sheshin “Skëndërbeu” , doli që ishte me lule, kjo është turp”

Pas tre ditëve debat, të cilët u zhvilluan nën tensione, sharje, fyerje dhe me vuvuzela nga ana e deputetëve të VMRO-së, Maqedonia e Veriut pritet që ditëve në vazhdim të mbaj senacën e parë ndërqeveritare.

You may also like