Kuvendi i Kosovës sot mban dy seanca plenare – Shqip

by admin
Spread the love

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë dy seanca plenare.

E para pritet të fillojë nga ora 10:00, ku në rend të ditës do të jetë edhe propozimi i dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese, përcjell Klankosova.tv.

Ndërkaq, seanca e dytë do të fillojë në orën 14:00 dhe është i senacës së mbetur për gjysmë, me pikat e papërfunduara nga seanca e  10 nëntorit.

Rendi i ditës

  1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  3. Pyetjet parlamentare,
  4. Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese,

Rendi i ditës

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, më 10 nëntor 2022:

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-168 për Prokurorinë Speciale,
  2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-187 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale,
  3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 06/L-074 Penal i Republikës së Kosovës,
  4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-184 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje,
  5. Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për caktimin e taksave vjetore për vitin 2023,
  6. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021,
  7. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2021,
  8. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2021,
  9. Shqyrtimi i Propozim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr.09/99 datë 30 shtator 2022, për zgjedhjen e Komisionit Qendror të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave,
  10. Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Telekomit të Kosovës për vitin 2021.

Lexo lajme interesante

You may also like