Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme – Shqip

by admin
Spread the love

Sot Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme.

Pritet që të bëhet shqyrtimi i vendimit për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë.

Seanca pritet që të mbahet duke filluar nga ora 10:00.

Rendi i ditës:

1.Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr.03/103, datë 28.10.2022 për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë. Seanca plenare e Kuvendit Vendi: Kuvendi i Kosovës Koha: 11:00

Rendi i ditës:

1.Shqyrtim i dytë i Projektligjit nr.08/L-179 për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg,
2.Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-183 për mbështetjen e punëve publike,
3.Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/ L-149 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-010 për noterinë.

You may also like