Kuvendi i Berishës, Basha: Nuk ka rëndësi çfarë ndodh në 11 dhjetor, ne e kemi marrë vendimin

by admin
Spread the love

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se PD ka vetëm një mbledhje Kuvendi më 18 dhjetor, ndërsa theksoi se nuk ka rëndësi se çfarë vendoset më 11 dhjetor në Kuvendin kërkuar nga ish-kryeministri Sali Berisha më 11 dhjetor.

Në “Abc”, Basha tha se në PD nuk do të ketë institucione paralele dhe se zëri i demokratëve do të dëgjohet vetëm nëpërmjet statutit të partisë.

“Nuk do të ketë institucione paralele. Nuk ka rëndësi se çfarë ndodhë më 11 dhjetor, PD ka mbledhjen e Kuvendit më 18 dhjetor. Nuk ishte në planin, por kryesia e PD vendosi që të mbledh Kuvendin. Unë vij sot nga dhjetëra demokratët, takime që i kam të përditshme. Unë padiskutim jam i hapur të dëgjoj zërin e demokratëve, por vullneti i demokratëve kanalizohet përmes statutit”,-tha Basha.

You may also like