Kuvendi duhet ta konstatojë dorëheqjen e Zoran Zaevit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Ashtu siç ishte paralajmëruar Kryeministri Zoran Zaev ka dorëzuar dje në Kuvend dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit. Gjatë ditës së sotme Kuvendi duhet ta konstatojë dorëheqjen e tij.
Ai dorëheqjen e dorëzoi përmes letrës duke theksuar se nuk do ta arsyetojë gojarisht në Kuvend, ndërsa në letër, si arsye i përmend rezultatet e zgjedhjeve të kaluara dhe momentin politik në të cilën ndodhet vendi.
“Në kushte të këtilla, për mua personalisht dhe si kryeministër, për shkak të politikave në të cilat besoj, do të ishte papërgjegjësi politike dhe e paarsyetueshme para popullit dhe vendit tim që unë personalisht të vazhdoj të udhëheq qeverinë në rrugën euroatlantike. Mendoj se një kryeministër nga radhët e LSDM-së do ta mund ta bëjë në mënyrë më të mirë”, shprehet Zaev.

Në letër shkruan se në mandatin e tij janë marrë po ashtu edhe vendime historike si Marrëveshja me Greqinë me çka u sigurua gjuha dhe identiteti maqedonas dhe se vendi u anëtarësua në NATO. Ai përmend edhe konceptin “Një shoqëri për të gjithë”.
Pas dorëheqjes së Zaev, presidenti duhet t’i caktojë mandat mandatarit të ri dhe në afat prej 10 ditëve duhet t’i dorëzojë mandatin mandatarit, përkatësisht partive politike në kuvend. Mandatari në afat prej 20 ditëve duhet t’i dorëzojë programin qeveritar dhe përbërjen e re qeveritare.


You may also like