Kush regjistrohet Basha apo Berisha me logon e PD për zgjedhjet e 6 bashkive? Aldo Bumçi jep lajmin e papritur, tregon planin që ka përgatitur ish-kryeministri

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Presidenti Ilir Meta pritet që shumë shpejt të shpallë zgjedhje të pjesshme në 6 bashki. Aldo Bumçi ka bërë me dije se deputetët e PD, mbështetës të Berishës do të futen si kandidatë ta pavarur, në zgjedhjet për kryetar bashkie.

“Pa dyshim që do futemi në zgjedhje. Ne jemi PD. Shumica e anëtarëve të PD ka vendosur me votë në Kuvend dhe në referendum se kush e drejton PD. Ka një përpjekje për të emëruar opozitën nga Rama. Kjo është shumë e rëndë. Kemi ndërhyrjen e policisë së shtetit dhe mbrojtjen që iu dha Bashës për të mbrojtur selinë, që të duket se është opozita”, tha ai.

Teksa është ndalur sërish tek zgjedhjet, Bumçi tha se në Shkodër, Durrës, Dibër, Rrogozhinë, Lushnje dhe Vorë, PD do të ketë përfaqësuesit e tyre për kryetar bashkia.

“Ne nuk do e lëmë fushën e lirë. Demokratët dhe qytetarët shqiptarë në Shkodër, Durrës, Dibër, Rrogozhinë, Lushnje dhe Vorë do të kenë mundësi të shprehin revoltën e tyre kundër Edi Ramës. Janë një numër i madh njerëzish që nuk e durojnë dot Ramën Nuk do e pranojnë si Kryeministër dhe do e shprehin me votën e tyre duke votuar opozitën e vërtetë. Ne do i regjistrojmë kandidatët tanë si të pavarur. Qytetarët do të kenë përfaqësuesit e tyre. Do të hyjmë për t’i fituar këto bashki”, tha ai për Ora News.

You may also like