Kush nga fytyrat e njohura hyri në duart e Shkenda Dubovës?

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Është ndër ato vajza që sjellë pozitivitet kudo që paraqitet, e që me shumë emra të njohur të estradës ka bërë mrekulli duke ua ndryshuar jo vetëm numrat në peshore, por edhe stilin e jetesës, shkruan Kosovarja.

Vajza e artë e shoubizit kosovar nuk ka të ndalur me sukseset e saj në fushën e biznesit, e këtë e tregojnë shumë klientë të cilët i falënderohen pa masë për ndryshimet e arritura.

Ndër emrat e njohur që Shkenda bëri mrekulli në trupin e tyre është edhe grimeri i njohur Arber Bytyqi, transformim ky që ka filluar të dalë në pah e që është vërtetë motivues për të gjithë ata që duan të bëjnë një ndryshim të tillë.

E dashur, e zonja dhe shumë pozitive, janë këto veçoritë që përshkruajnë më së miri vajzën e artë e cila merr vëmendjen e të gjithëve përreth, e që me punën e saj nuk ka dyshim se po ndryshon jetën e shumë personave.

Për më shumë, flasin vet imazhet që mund t’i gjeni në rrjetet sociale, të cilat do iu bëjnë të rezervoni terminet dhe programet adekuate për të arritur rezultatet e dëshiruara në trupin tuaj./Kosovarja/


You may also like