“Kush mbjell kunguj me djallin…” – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kriza politike në Mal të Zi u përshkallëzua pas kërkesës së Lëvizjes Qytetare URA për shkarkimin e Qeverisë së Malit të Zi, e më pas edhe të kryetarit të Kuvendit Aleksa Beçiç, gjë që solli protesta dhe ofendime ndaj zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviç.

Ky shqiptar Ulqini është shndërruar në një “shiptar” këto ditë, pasi i tillë po thërritet me urrejtje në rrugët e Podgoricës. Kryeministri malazes Zdravko Krivokapiç ka kërkuar largimin e Abazoviç nga kreu i Këshillit Kombëtar për Luftën kundër Korrupsionit.

Mbrëmë në këtë gjë është përfshirë edhe Kisha Ortodokse Serbe (KOS), ndaj po mbrëmë Abazoviç është takuar me vetë patriarkun Porfirio, me të cilin ka biseduar për situatën në Mal të Zi.

Azem Vllasi, avokati dhe ish-politikan i njohur kosovar, ka komentuar pozicionin në të cilin u gjend papritur politikani i ri.

Në shtator të vitit 2020, Vllasi me dashamirësi e këshilloi Abazoviçin që të mos ndiqte rrugën në të cilën u nis, por që u injorua.

“Të kujtojmë thënien: ‘Kush mbjell kunguj me djallin, e godasin në kokë”. Me sa duket me ambicie të mëdha për pushtet, Abazoviç ra në anën e gabuar. E ngopën mirë me funksione, por vetëm për aq sa ja kishin nevojën.Tani e kuptoi se kishte humbur rrugën”, tha Vllasi. /tesheshi.com/

 

 

You may also like