Kush janë kapitenët e sezonit të ri të Serie A? Ka konfirmime dhe risi

by admin
Spread the love

Toloi, Soriano, Ciofani, Biraghi, Handanovic, Immobile, Pellegrini, Quagliarella, Ferrari, Maggiore dhe Veloso. 11 lojtarë që nuk janë pjesë e një formacioni, por janë 11 kapitenët që kanë arritur të ruajnë lidershipin e tyre në dhomat e zhveshjes edhe pas përfundimit të sezonit të kaluar.

11 simbole për 11 skuadra, respektivisht Atalanta, Bologna, Cremonese, Fiorentina, Inter, Lazio, Roma, Sampdoria, Sassuolo, Spezia dhe Verona. Edhe pse situata te Spezia mund të ndryshojë, sepse për momentin klubi ka vendosur ti besojë shiritin Gyasit dhe Maggiore nuk e ka pritur mirë këtë gjë.

Hierarkitë kanë ndryshuar tek 9 skuadrat e tjera si pasojë e markatos. Alessio Romagnoli, kapiteni i Milanit, kampioni në fuqi, u transferua te Lazio, dhe kuqezinjtë kanë zgjedhur ti besojnë shiritin Davide Calabrias.

Tek Juventusi u larguan kapiteni dhe zëvendës-kapiteni ( Chiellini dhe Dybala) dhe tashmë përgjegjësia bie mbi Bonuccin. E njëjta situatë edhe ke Napoli, që pas largimit të Insigne dhe Mertens bëri kapiten Di Lorenzo. Te Torino, largimet e Belotti dhe Bremer bënë kapiten Lukic.

Monza vendosi që ti besojë shiritin Pessinas, Empoli ka zgjedhur kapiten Bandinelli, ndërsa Salernitana do të alternojë Ribery dhe Fazio. Lecce udhëhiqet nga Tuia, ndërsa kapiteni i Udineses do të jetë Pereyra. / Oversport.tv

You may also like