Olta Gixhari, Qetsor Ferrunaj dhe Nita Latifi duket se nuk kanë më të njëjtin raport si më parë, teksa marrëdhënia mes tyre është krisur ditën e sotme. Ata kanë pasur një debat shumë të fortë me njëri-tjetrin.
Shkak është bërë mesa duket një veprim i aktores. Qetsori i ka treguar sot Luizit se Olta është përpjekur ta fusë në banjo dhe ta nxjerrë në nominim, një veprim që është kuptuar nga Qetsori. Në debatin me Oltën, ai i tha aktores se kush i bën gropën shokut do bjerë vetë brenda.
Pjesë nga biseda:
Qetsori: Majat e tua janë të ulëta, janë poshtë shumë.
Olta: Do dalim në nominim dhe bashkë, aty do i shikojmë majat.
Qetsori: E provove ti të më fusje aty te tualeti, për nominim.
Olta: Ça të bëjmë, kështu i mendojmë gjërat, jemi të përgatitur.
Qetsori: Kush i bën gropën shokut, bie vetë brenda.
Olta: Te gropa ime kam hyrë me qejf unë, po ju që hyni në gropat që ju hapin të tjerët.
Nita: Nuk ke si e mbron veten ndryshe, të dhemb e vërteta.