Kush gatuan më shumë, ai apo Xhensila? Ja si përgjigjet Bes Kallaku

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mbrëmjen e djeshme, në hapje të programit “Zemër Luana”, autorja dhe moderatorja Luana Vjollca zbuloi se Bes Kallaku do të jetë këtë sezon kapiteni i skuadrës së kuqe, “Luanët e kuq” dhe Olsi Byluku i skuadrës së verdhë, “Luanët e verdhë”.

Besi u vendos në një sfidë përballë këngëtarit Butrint Imeri ku zbuluan shumë të pathëna e sekrete. Ata u vendosën në lojën me pije të çuditshme dhe të shpifura.

Nëse Besi dhe Butrinti refuzonin të pinin duhet të zbulonin një “sekret” apo ndodhi në prapaskenat e klipeve me artistët që kishin në tavolinë poshtë gotës së pijeve.

Teksa Besi refuzoi një prej pijeve, fotoja që hapi ishte e Xhensila Myrtezajt, bashkëshortes së tij. Në këtë moment Besi duhet të zbulonte një “sekret” dhe ky i fundit zbuloi se gatuan më shumë në shtëpi se Xhensila, shkruan TV klan.

You may also like