Kush është Vis Martinaj, njohës i disa gjuhëve të huaja, nga një familje e pasur

by admin
Spread the love

Ervis Martinaj, ishte një emër jo shumë i lakuar në media, të paktën deri në vitin 2013, kohë, kur emri i tij nisi të përmendej gjithmonë e më fuqishëm në skedat e krimit.

Ai lindi në tetor të vitit 1982 në Burrel. Dhe shpejt, familja e tij u zhvendos në zonën e Kurbinit, aty ku edhe u rrit. Sipas të dhënave, familja e tij ishte me origjinë nga Mali i Zi dhe i kishte hyrë biznesit që herët. Ndërsa njihej si një familje me autoritet dhe me zë në zonën ku banonte.

Ervisi, si djalë i vetëm i familjes Martinaj, pati privilegjin që të kryente një pjesë të shkollimit në Itali. Por pavarësisht këtij bagroundi dhe cilësisë si njohës i mirë i disa gjuhëve të huaja dhe të një ekonomie të mirë familjare, askush nuk do të mund ta besonte që një ditë ai do të mund t’i hynte botës së krimit.

Dhe për më të tepër të shndërrohej në një nga personazhet më ikonik të saj. Sipas të dhënave, familja e tij e ka origjinën nga Martinajt e Malit të Zi, por u zhvendos në Kurbin që herët.

I martuar që në moshë të re dhe baba i katër fëmijëve të mitur, sipas emisionit “Në shënjestër”, shfaqja e tij e parë publike në skenën e krimit, do të datojë në vitin 2013. Koha, kur ai nis të krijojë armiqësitë e para të mëdha.

Aty ku emri i tij nis të lakohet edhe më fort në botën e krimit. Në një nga ngjarjet kriminale, e cila mbetet ende e pazbardhur, por që atëkohë dyshimet ranë direkt mbi Ervis Martinaj. Ngjarja e cila, do të niste edhe ciklin e përgjakshëm të dhunës, ku në sfond do të jetë gjithmonë emri i tij dhe lufta për sundimin e lojërave të fatit.

You may also like