Kush është vëllai biznesmen i Lushtakut që u përfshi në konfliktin me policë në Skenderaj

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në incidentin që ndodhi mbrëmë në Skenderaj, ku u plagosën dy zyrtarë policorë, po dyshohet se janë përfshirë ish-nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku, bashkë me djalin dhe dy vëllezërit e tij, derisa Nuredini është dorëzuar në Polici bashkë me njërin nga vëllezërit, teksa dy të dyshuarit kryesorë janë ende në arrati.

Njëri nga vëllezërit e Nuredin Lushtakut të përfshirë në këtë ngjarje është Faton Lushtaku, i cili është përfshirë në disa raste të tjera.

Në vitin 2017 përderisa ishte duke vozitur në rrugën Skenderaj-Drenas, dyshohet se ka goditur aksidentalisht një nxënëse 15 vjeçare me inicialet Q.S, e cila vdiq nga lëndimet e rënda.

Në varrimin e 15-vjeçares, familja e saj i kishte falur gjakun familjes Lushtaku.

Veç kësaj, Faton Lushtaku është akuzuar edhe për biznes illegal gjatë vitit 2021.

Lushtaku kishte vazhduar tregtinë e tij ilegale të thëngjillit ku dhe pas disa denoncimeve të bëra në drejtim të tij.

Ai dyshohet se në mënyrë të paligjshme tash e disa vite shfrytëzon një basen thëngjilli në fshatin Polac të Skenderajt.

Lushtaku është paditur para disa viteve për këtë aktivitet, por ai nuk e ka ndalur tregtinë e tij ilegale./sinjali

You may also like