Kush është tekniku i IT që nxori pagat e 637 mijë shqiptarëve

by admin
Spread the love

Prokuroria e Tiranës, ka zbuluar se një teknik IT nga brenda Drejtorisë së Tatimeve nxori të dhënat, që përmbanin listën e pagave të mbi 650.000 shqiptarëve.

Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin A.A. teknik IT i Tatimeve, i punësuar me një kontratë provizore në mars të 2013.

Mesohet se shtetasi A.A. është transferuar formalisht si staf i AKSHI-t ashtu si cdo punonjës IT tjetër i punësuar pranë Ministrive të ndryshme.

Edhe pse merrte rrogën nga AKSHI, A.A. vazhdonte funksionin e tij brenda zyrave në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe pikërisht këtu policia e koordinuar nga prokuroria e Tiranës, sekuestroi kompjuterin e tij nga i cili nëpunësi i Tatimeve kishte shpërndarë database-n konfidenciale me të gjitha informacionet mbi rrogat e 650.000 shqiptarëve.

Burimet bejne te ditur prokuroria ka zbuluar se burimi i informacioneve të mbledhura nga A.A. ishte një kolege e tij, po ashtu nëpunëse e Tatimeve, e cila cdo muaj mblidhte informacionet mbi pagat e taksapaguesve shqiptarë për t’i shpërndarë në seli të ndryshme rajonale të Tatimeve.

Tekniku është marrë në pyetje nga Prokuroria, ku ka deklaruar se i ka grumbulluar këto të dhëna për qëllime studimore. Por policia ka zbuluar se pretendimi i tij nuk ishte i vertete.

Burime të prokurorisë bëjnë të ditur ndërkohë se kanë mbledhur prova reja që mund të zbardhin të gjithë ngjarjen.

You may also like