» Kush është Rina Zaiti? Gjithçka që dimë për të dashurën e re të Ledri Vulës

by admin
Spread the love

Por teksa të gjithë pyesin se kush është ajo, ne i kemi disa të dhëna për të që s’mund t’jua mbanim të fshehtë.

Si fillim, Rina është motra e Ron Zaitit. Ron Zaiti është një këngëtar i ri, i cili famën më të madhe e mori në bashkëpunimin me Dafina Zeqirin, “Murder on the dancefloor”. Më pas ai bashkëpunoi me Semi Jaupajn në “All your lovin’”, me DJ Geek në “Ganja”, sërish me Dafinën me “Boma ni tel” e kështu me radhë. Aktualisht ka vijuar me projektet e tij pasi siç dihet, bashkëpunimeve me Dafinën u erdhi fundi për arsye që nuk u bënë të ditura nga dyshja shkruan Popart.

Profesioni i Rinës është estetiste thonjsh. Ajo ka një studio me emër ku s’mungojnë as klientet VIP. Sigurisht, gjatë kohës që vëllai i saj bashkëpunonte ende me Dafinën, artistja ia besonte asaj këtë aspekt të imazhit. Dukej se vajzat kishin miqësi shumë të mirë, por më vonë s’janë parë më bashkë.

Rina ka pasur edhe një raport miqësor me Sara Hoxhën, ish-partneren e Ledrit. Si fillim, Fjolla Beka, sipërmarrësja e njohur që kujdeset për imazhin e VIP-ave, është mike e afërt e saj por njëkohësisht edhe e Sara Hoxhës.

Në fotot e kësaj të fundit, shfaqeshin herë pas here komente të Rinës por prej kohësh nuk shohim më asgjë. Jo vetëm kaq, por vajzat nuk ndiqen më as në rrjete sociale.

You may also like