Kush është më e mirë, VMRO apo LSDM? – Debat i nxehtë mes Berishës, Kadriut dhe Ibrahimit – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Është zhvilluar debat i nxehtë mes përfaqësuesëve të partive politike shqiptare në emisionin Klan Debat me gazetaren Xhumadije Ibrahimi.

Vjollca Berisha nga ASH duke mbrojtur qëndrimet e partisë së saj për t’iu bashkuar shumicës qeveritare të kryesuar nga LSDM është kundërshtuar nga Zeqirija Ibrahimi i Alternativës dhe Besa Kadriu nga Lëvizja Besa.

Berisha ka mbrojtur tezën se kjo qeveri është pro-evropiane dhe rënia e saj në këto momente do të ishte e rrezikshme për vendin, pasi do t’i jepte mundëlsi VMRO-së të krijojë qeveri të re, sipas saj, pro-ruse.

Ndërkaq Ibrahimi nga Alternativa e ka kundërshtuar Berishën, duke ia kujtuar se para pak kohësh ASH-ja ishte në koalicion me VMRO-në në zgjedhjet lokale dhe menjlherë pas saj, sipas Ibrahimit, kjo parti është kujtuar se VMRO-ja është pro-ruse.

Edhe Besa Kadriu nga Lëvizja Besa ka kundërshtuar qëndrimet e Vjollca Berishës. Sipas Kadriut, nuk ka garanca se LSDM nuk është pro-ruse dhe këtë sipas saj, kjo parti e ka dëshmuar në të kaluarën me qëndrimet kundër shqiptarëve./KlanMacedonia

You may also like