Kush është më bullgar dhe kush punon kundër shtetit? Kovaçevski dhe Mickoski me akuza si në fushatë zgjedhore

by admin
Spread the love

Mickoski nuk ja do të mirën shtetit”, kështu tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në takim e qytetarët. Ai e akuzon kryetarin VMRO-DPMNE-së se ka rënë në grackë të Apasievit dhe punojnë kundër rrugës europiane të Maqedonisë.

Sipas Kovaçevskit VMRO-DPMNE është vazhdimësi e Vanço Mihajllovit, bashkëpunues të fashizmit, njerëz që kanë qenë në anën e gabuar të historisë.

Mickoski është i dobët, pa vizion, i pa vendosur dhe çdo herë të atillët mund të merren peng. Mickoski hapur e thotë se si krenohet se VMRO-DPMNE-ja është vazhdimësi e Vanço Mihajllovit bashkëpunues të fashizmit, njerëz që kanë qenë në anën e gabuar të historisë. Disa ditë po flas për këtë për kërcënimin real të Levicës për rrugën europiane dhe për heqjen e të drejtës ideologjike të VMRO-SPMNE-së. Dhe a dëgjuat diçka nga Mickovski për Levicen? Hesht”- deklaroi Dimitar Kovaçevski-Kryeministër.

Nuk munguan kundër akuzat e kryetari të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski i cili gjatë takimit me qytetarët, tha se Kovaçevski është më bullgar se bullgarët. Ndërsa për Vanço Mihajllovin tha që Kovaçevski të lexojë historinë e Maqedonisë dhe të mos gënjejë.

Burime nga atje thonë se Kovaçevski është bullgar më i mirë se Zoran Zaevi, të paktën ky i mëparshmi po aktronte sikur nuk lëshonte pe dhe bleu disa javë para se të vendoste marrëveshjen me Bullgarinë, ndërsa Kovaçevski në mënyrë ekspres pa asnjë ankesë nënshkroi gjithçka, çka t’i vendosë Bullgaria dhe Qeveria e atjeshme në tryezë, ai menjëherë ulet dhe e nënshkruan”– pohoi Hristijan Mickoski-Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Javën e fundit dy partitë më të mëdha maqedonase po zhvillojnë takime me qytetarët, njëjtë si nëpër fushata zgjedhore.

You may also like