kush është Erlinda Bombadilla? – Shqip

by admin
Spread the love

61-vjeçarja Erlinda Bombadilla, e njohur ndryshe si “Chida”, së bashku me dy djemtë e saj, drejtonin kartelin “Los Montes”, një nga më të fuqishmit në Honduras dhe janë përgjegjëse për trafikimin e disa tonëve kokainë në SHBA. me vlerë miliona dollarë

Autoritetet e Hondurasit ekstraduan të martën në Shtetet e Bashkuara bosen e dyshuar të një karteli droge, Erlinda Bombadilla, 61 vjeçe, e akuzuar për trafik droge dhe e arrestuar në maj gjatë një operacioni policor që vrau një nga djemtë e saj.

Sipas aktakuzës së ngritur kundër saj nga një gjykatë në Distriktin Lindor të Virxhinias, zonja Bobadilla, e njohur ndryshe si “Chida”, së bashku me dy djemtë e saj, drejtonin kartelin “Los Montes”, një nga më të fuqishmit në Honduras, dhe janë përgjegjës për “trafikimin e disa tonëve kokainë në SHBA”, me vlerë “miliona dollarë”.

Ajo u arrestua së bashku me tre persona të tjerë, në provincën malore të Colón (në verilindje), gjatë një operacioni special në të cilin u vra djali i saj Tito Montes. Një tjetër nga djemtë e saj, Juan Carlos Montes Bobadilla, u arratis dhe është në kërkim.

Treshja nënë e bir mori kontrollin e kartelit të “Los Montes” pasi një tjetër nga djemtë, Noe Montes Bobadilla, u arrestua në 2017 dhe u ekstradua në SHBA, ku u dënua me 37 vjet burg për trafik droge.

Hondurasi është një qendër për trafikun e kokainës nga Kolumbia dhe drogave të tjera të destinuara kryesisht për tregun e Amerikës së Veriut.

Autoritetet amerikane ofruan një shpërblim deri në 5 milionë dollarë për informacionin që çon në arrestimin e treshes.

Në prill, Hondurasi ekstradoi ish-presidentin e vendit Juan Orlando Hernandez në SHBA për të dalë në gjyq për trafikim të sasive masive të kokainës. Ai u deklarua i pafajshëm para gjykatësit. Zhvillimi erdhi një vit e gjysmë pasi vëllai i tij “Tony” Hernandez, një ish-kongresmen, u dënua nga një gjykatë e New York-ut me burgim të përjetshëm, kryesisht për trafik droge.

Më 10 maj, ish-shefi i policisë Juan Carlos “El Tigre” Bonilla u ekstradua gjithashtu në SHBA, ku përballet me akuzat e trafikut të drogës për llogari të ish-presidentit Hernandez.

Në total, autoritetet në shtetin e Amerikës Qendrore kanë proceduar me ekstradimin e më shumë se 30 shtetasve të vendit në SHBA për të dalë në gjyq për trafik droge. /tesheshi.com/

Lexo lajme interesante

You may also like