Kush është çifti i radhës që u eliminua nga “Dancing With The Stars”?

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

“Dancing With The Stars” është një nga programet e kërcimit më të përfolur të momentit, teksa javë pas jave po bëhet gjithnjë e më interesant. Personazhe të njohur në Shqipëri performojnë çdo të premte në skenë, së bashku me balerinët profesionistë, duke dhuruar edhe shumë spektakël dhe emocione.

Gjatë puntatës së një jave më parë, konkurrentët u përballën me një surprizë, teksa dy çiftet më të votuara të mbrëmjes së kaluar u vendosën si liderët e dy grupeve të ndryshme dhe duhet të përzgjidhnin sipas radhës çifte për të garuar në puntatën e mbrëmshme.

Kështu, skuadrat u ndanë në grupin e “Llokumeve”, që arriti të vlerësohej me 37 pikë ndërkohë që skuadra tjetër “Zap” mori në total 33 pikë dhe pas llogaritjes së pikëve të publikut, skuadra e “Llokumeve” arriti të krijonte imunitet. Sakaq, skuadrës “Zap” iu desh të përballeshin nëpërmjet performacave me njëri-tjetrin mes çifteve.

Kështu, pas performacave të pesë çifteve që konkurruan mes tyre, dyshja që lë garën pas vlerësimit të jurisë dhe publikun është Elona Duro dhe Anxhelo. Ata u përballën në “Dance Off” me Salsanon dhe Lorin, por nuk ia dolën të siguronin edhe një tjetër natë spektakli.

Pasi mori vesh vendimin e jurisë dhe publikut se do të ishte Elona ajo që do të largohej nga gara, gazetarja u shpreh: Është një nga eksperiencat më të bukura në jetë, që do ta mbaj mend gjatë. Faleminderit të gjithë organizatorëve, koreografëve dhe jurisë.

You may also like