Kush është Camille Vasquez? Avokatja që mori vëmendje në gjyqin e Johnny Depp kundër Amber Heard

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Miliona shikues anembanë globit janë duke ndjekur betejën ligjore midis yjeve të Hollywoodit, Johnny Depp dhe Amber Heard, dhe ndërsa drama po vazhdon, një yll i ri ka dalë në qendër të vëmendjes: avokatja e Depp, Camille Vasquez.

Avokatja e re nga Kalifornia ka tërhequr vëmendjen e miliona njerëzve mes gjyqit që klienti i saj ka ngritur kundër ish-bashkëshortes së tij.

Vasquez, 37-vjeçare, është bërë një personazh i famshëm duke fituar fansa për stilin e saj të mprehtë ligjor.

Bluzat e bëra me emrin e saj dhe etiketimet lavdëruese po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale.

Disa pjesë të shkurtra të avokates madje kanë shkaktuar parodi nëpër mediat sociale dhe kanë grumbulluar qindra miliona shikime.

“Unë jam ende një fanse e Johnny Depp”, thuhet në një nga postimet e shumta në Twitter për të. “Por tani jam edhe një fanse e Camille Vasquez”.

Por, kush është avokatja Camille Vasquez?
E lindur në San Francisko nga prindër kubanë dhe kolumbianë, Vasquez është diplomuar në vitin 2006 në Universitetin e Kalifornisë Jugore dhe në vitin 2010 u diplomua në Shkollën Juridike Jugperëndimore në Los Angeles.

Për katër vitet e fundit, ajo ka qenë bashkëpunëtore në “Brown Rudnick”, firma ligjore e profilit të lartë e kontraktuar nga Johnny Depp për ta përfaqësuar atë në rastin e tij kundër Heard.

Ajo është një nga nëntë avokatët e firmës së përfshirë në gjyq.

E njëjta është e specializuar në çështjet gjyqësore dhe arbitrazhin, me fokus në përfaqësimin e paditësve në rastet e tilla – siç ndodhet Depp.

Vasquez është ndoshta më e njohur për kundërshtimet e saj të shumta dhe për një sërë shkëmbimesh të tensionuara me Heard.

Gjatë dy ditëve të marrjes në pyetje, Camille u përpoq të hidhte dyshime mbi rrëfimin e artistes amerikane për martesën e saj me Depp.

Johnny e ka paditur Amber Heardin për shpifje për një opinion të artistes të bërë në vitin 2018 në Washington Post. /


You may also like