Kush do ta fitoj PD-në? Befason me përgjigjen e saj Topalli

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

E ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në Top Channel ka qenë Jozefina Topalli. Ajo së bashku me panelistët kanë komentuar mbi temën “Basha apo Berisha kush do e fitoj PD”.

Në fjalën e saj ajo është shprehur se pas Berishës e njeh më mirë se të gjithë Partinë Demokratike. Ndër të tjera Topalli është shprehur se votat dhe firmat janë aty dhe të gjithë janë në krah e mbështetje të Berishës.

Procesi i verifikimit të firmave sipas saj duhet të niste më 11 dhjetor kur është caktuar edhe Kuvendi Kombëtarë i thirrur nga Sali Berisha.

Deklarata e Topallit:

“Nuk është midis Berishës dhe Bashës. Thelbi është kriza e identitetit.

Unë e di çfarë ka ndodhur sepse kam qenë brenda PD. E di raportin midis atyre dyve dhe e di që është abuzuar me emrin e Berishës.

Mbas Sali Berishës e njoh më mirë se gjithë të tjerët PD. Teza që kishte dualitiet Lulit iu duket se kishte rrugë shpëtimi. Nëqoftëse kryetari influencohet dhe s’ka një mendim të vetin më vjen keq por nuk është faji i Berishës.

Votat dhe firmat janë aty. Shifrat nuk janë perceptim. Ne duhet ta ndiqnim në datë 11 këtë transparencë për firmat. Nuk duhet të fillonte më parë. “-tha Topalli.

You may also like