“Kush bëhet pjesë e 11 dhjetorit, përjashtohet nga PD”, Bardhi mohon deklaratën e Bashës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi mohon që Lulzim Basha të ketë deklaruar në mbledhjen e mbrëmshme të Kryesisë, se do të ketë përjashtime në PD. Bardhi tha se lëvizja e Berishës po shkel statutin si dhe po injoron forumet e PD.

Deklarata e Bardhit:

“Ka ndodhur një keqkuptim nga mbrëmë. Nuk ka patur dhe nuk do të ketë përjashtim. Ka patur sqarim të kryetarit për vendimin e Kryesisë dhe pikës 3 të këtij vendimi që flet për akte dhe vendime që dëmtojnë interesin elektoral apo politik të PD. Ndjej keqardhje gjatë këtyre ditëve kam parë z.Berisha që është një nga njohësit më të mirë të statutit, për shkak të karrierës së tij në PD, të shkelë statutin, të shpallë ilegjitime çdo strukturë të PD që nuk i nënshtrohet bindjeve, opinioneve apo lëvizjes së tij.

Ka patur gjatë gjithë kësaj periudhe një shkelje konstante të statutit. Kam parë zotin Berisha të nisë një lëvizje për çështjen e respektimit të statutit nga strukturat e PD, të nisë një betejë për demokratizimin e mëtejshëm të PD e cila është një gjë pozitive. Por në përfundim të kësaj lëvizje, veçanërisht gjatë ditëve të fundit, kemi parë nga një lëvizje për demokratizimin e PD, për respektimin e statutit të PD, u shndërrua në një lëvizje që injoron statutin e PD, injoron forumet e PD.

Përjashtimi i një anëtari të PD nuk është kompetencë e kryetarit të partisë, ka institucione që marrin masa disiplinore”, u shpreh Bardhi.

You may also like