Kusari-Lila thotë se edhe nëse merret vendimi për liberalizim, vitin tjetër lëvizim pa viza

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila në një intervistë
për Ekonomia Online ka folur rreth liberalizimit të vizave.

Ndonëse thotë se gjasat janë realë që Kosova ta marrë vendimin pozitiv këtë
vit, ajo sqaron se tek vitin tjetër kosovarët mund të lëvizin të lirë.

Zgjatja e këtij procesi, sipas Kusari-Lilës mund të ndodh për shkak se së
pari merret vendimi e pastaj fillon zbatimi i tij dhe se duhet që të përfundojnë
shumë çështje teknike  e të njoftohen
shtetet anëtare.

“Gjasat janë reale megjithatë janë gjasa të cilat nga ana jonë janë
vlerësuar edhe më herët që janë plotësuar të gjitha kushtet ndërsa varet nga
një mekanizëm tjetër jashtë nesh për të përcaktuar procesin final të
liberalizimit të vizave”.

“Duhet të kemi parasysh që edhe nëse ka një vendim deri në fund të vitit
liberalizimi ndodh tek vitin tjetër sepse është një procedurë kohore drejt
shpërndarjes së materialeve natyrisht edhe çështjeve teknike që lidhen me
sistemet kufitare e të gjitha vendeve që janë pjesë e sistemit, prandaj që të
mos kemi ngritje të shpresave që në fund vit mund të udhëtohet pa viza kjo
është një proces që së pari merret vendimi e pastaj fillon zbatimi i tij që
merr edhe disa muaj kohë”, tha Kusari-Lila, raporton EO.

Gjatë së hënës është raportuar se çështja e liberalizimit të vizave për
Kosovën do të jetë në rend të ditës në takimin e grupit punues të Këshillit
Evropian, më 13 tetor, konfirmojnë burimet diplomatike të BE-së në Bruksel.

Presidenca çeke e BE-së tashmë u ka dërguar letër vendeve anëtare si
paralajmërim për diskutimet për këtë temë.

You may also like