“Kurtit nuk i falet është politikan që ka një bazë, Vjosa Osmani kur e kryen mandatin shkon në shtëpi” – Shqip

by admin
Spread the love

Gazetari Mero Baze i cili së voni ka publikuar librin për Kosovën “Republika e Parë”, në një intervistë me gazetarin Sokol Balla, ka folur për relacionet politike Tiranë- Prishtinë ose raportet ndërmjet zyrtarëve shtetërorë Albin Kurtit, Vjosa Osmanit e Edi Ramës.

Sipas Baze, Kurtit nuk i falet qasja konfliktuale sepse është një politikan që ka një bazë në Kosovë ndërsa për Osmanin ka thënë se pasi të mbarojë “mandatin ikën në shtëpi dhe nuk ka ndonjë problem”.

Mero Baze: Në momentin që [Kurti] e mori pushtetin dhe e mori me 51 përqind falë asaj frakturës së LDK-së, ky [Albin Kurti] befas kthehet në një politikan kosovocentrist me një qëndrim të egër ndaj Shqipërisë me karshillëqe politike, vjen kryeministri i Kosovës merr pjesë në zgjedhjet e Shqipërisë për të votuar kundër qeverisë së Shqipërisë. Nuk është një e dy, më keq akoma. Në vitin 2018 kur ishte protesta e studentëve në Tiranë ka ardhë dhe ka marr pjesë në protestë dhe ka marrë pjesë me inatin që pse kryeministri i Shqipërisë ka bërë dy ministra nga Kosova, Genc Caka dhe Vesa…si e kishte emrin (Gent Cakaj dhe Besa Shahini v.j.). Për shkak se ata të dy kishin qenë veprimtarë të Vetëvendosjes dhe ky nuk e duronte që ata të dy ishin në Qeveri. Vjen dhe merr pjesë në një protestë politike kundër Qeverisë, nuk është se i bën ndonjë dëm Qeverisë së Shqipërisë, por ndryshon komplet kahjen, tregon që e ka pasë hipokrizi nacionalizmin, tani ai po funksionon si politikan i Kosovës, është shumë mirë që funksionon kështu si politikan i Kosovës, që ka shtetin e vet, ka shoqërinë e vet, që ka hallet e veta që duhet zgjidhur, si një politikan që premtoi se do ta ndalte boshatisjen e Kosovës

Sokol Balla: Në retorikën e zotit Kurtit nuk kam parë ashpërsinë që kam parë në retorikën e Osmanit ndaj një kryeministri, një kryetari shteti, një autoriteti të shtetit të Shqipërisë.

Mero Baze: Vjosa Osmani është njeri pa vota në Kosovë, është njeri që mban veten që ka pasur shumë vota kur ia ka dhënë Albin Kurtit, por po të votohet sot në Kosovë nuk merr dot as 2 për qind. Kështu që Vjosa Osmani apo Donika Gërvalla mund të thonë çka të duan, janë njerëz të parëndësishëm në Kosovë, janë njerëz që marrin një rrogë dhe u mbaron rroga dhe ikin në shtëpi. Albin Kurti është me bazë politike në Kosovë, është njeri me ideologji në Kosovë, e ka tradhtuar ideologjinë për shkak të pushtetit dhe mirë ka bërë se nuk ka pasur najfarë ideologji, por është njeri me bazë politike në Kosovë dhe atij nuk i falet të nxisë armiqësi ndaj Shqipërisë se për fat të keq shoqëria shqiptare është indiferente ndaj Kosovës… nuk mërzitet njeri këtu se çfarë bën ai atje, por ai nuk duhet të helmojë klimën dhe shoqërinë në Kosovë me një ndjenjë kundër Shqipërisë.

Sokol Balla: Sepse sigurisht [Albin Kurti] ka shumë më tepër ndikim se sa Vjosa Osmani.

Mero Baze: Albin Kurti nuk ikën nga Politika për shkak të votave, nuk do të marrë më 51 për qind, por do të marrë 35 për qind, 25 për qind, do të jetë gjithmonë i rëndësishëm në Kosovë dhe nuk i atij falet të bëjë kështu. Ato dy vajzat [Vjosa Osmani, Donika Gërvalla] ikin në shtëpi, nuk ka ndonjë problem.

You may also like