Kurti u uron suksese sportistëve kosovarë në Lojërat Mesdhetare 2022 në Oran të Algjerisë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka vizituar sportistët që do të marrin pjesë në Lojërat Mesdhetare 2022 në Oran të Algjerisë.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, u ka uruar të gjithëve suksese.

“Sportistët të cilët i takova para disa ditëve në Prishtinë, sonte parakaluan në paradën e ceremonisë hapëse të Lojërave Mesdhetare 2022 në Oran të Algjerisë. Nën udhëheqjen e mbajtësve të flamurit, Egzonit dhe Fortesës, Kosova parakaloi në mesin e 25 shteteve tjera të regjionit të Mesdheut”.

“Xhudo, karate, boks, taekëondo, mundje, atletikë, not, gjimastikë, tenis, badminton, ping-pong, shenjëtari dhe shigjetari janë sportet me të cilat po prezantohemi në Oran. Bashkë me sportistët tonë në Algjeri janë edhe ekipi i Shqipërisë në përbërje të 27 sportistëve nga 10 sporte. Sukseset më të mëdha për secilin prej sportistëve. Të gjithë ne, jemi me ju”,ka shkruar Kurti, transmeton KlanKosova.tv.

You may also like