Kurti u mor me të pagjeturit vetëm për vota

by admin
Spread the love

Përfaqësuesi i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Pagjetur, Bajram Qerkini, tha se Qeveria nuk e ka një plan-program për të punuar për çështjen e të pagjeturve.

Qerkini tha se kjo Qeveri para se të vijë në pushtet ka premtuar shumë, por ka bërë pak punë.

“Çështja e personave të pagjetur do të thuhet fjala e parë dhe e fundit në Bruksel. Na nuk kemi pa plan-program ende edhe pse thonë se do të prezantojnë, edhe pse thonë do të jetë përfundimtare”.

“Zbardhja e fatit të pagjeturve e kanë shty mbrapa kur ka punuar Edita Tahiri  për çështje teknike kur ka fol për targa edhe për s’di çka ne i kemi thënë mos na i përzini targat me të pagjeturit ato janë punë teknike e të pagjeturit është një dhimbje e shtetit të Republikës së Kosovës dhe ma gjerë. Për personat e pagjetur s’ka marrëveshje plotë qe pesë muaj”.

Ai theksoi se me kryeministrin Albin Kurti është takuar vetëm kur ky i fundit u ka kërkuar vota.

“Ne jemi takuar kur kemi taku kur ka lyp vota. Ne na thotë se krejt çka keni ju e keni Andin Hotin, kqyr se ai na e mbyll gojën me Andinin për shkak se ai e ka babën të pagjetur, por njeri i cili i din gjërat, por nuk përvojë nuk ka shans me punuar diçka me punuar pa i thënë Albin Kurti”.

“Do të thotë të gjitha këto po t’i them se sa herë jemi taku ose sa herë kemi biseduar me të, ka thënë kjo çështje ka me qenë numër një dhe asnjë sen s’ka me biseduar. Ai menjëherë ka biseduar u kthyer, ballafaqimi me të kaluarën. Çka?, targat”, raporton Ekonomia Online.

Edhe përkundër ankesave Qerkini thotë se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë edhe nëse asnjë njeri nuk gjendet, ngase pohon se dialogu është çështje politik, raporton EO përcjell Klankosova.tv.

“Kur ta thërret Brukseli s’ka qare pa shkuar. Me kënd ka me fol?, me Vuçiqin që ka qenë dorë e djathtë e udhëheqësisë kriminele për Kosovën. Pra Brukseli duhet të bëhet një trysni shumë më të madhe për me fol për personat të pagjetur, sidomos në këtë dy shtete të cilat po merren me politikë e nuk po merren me çështje humanitare për zbardhjen e fatit të pagjeturve”.

Sa i përket ekspertëve të mjekësisë ligjore, përfaqësuesi i personave të pagjetur tha se nuk kanë informacione nëse në takime po marrin pjesë personat përgjegjës.

“Na nuk e dimë kush janë ata ekspertë, unë nuk e di që e kanë marrë një ekspert të mjekësisë ligjore që kanë fol në Bruksel. S’kemi informata edhe këta thotë me ekspert, kush janë ata ekspert ?. Politiqarët nuk janë ekspertë për personat e pagjetur, ekspert unë i di ata që kanë eksperiencë të personave të pagjetur edhe ata që kanë kryer shkollë për ekspert hulumtimi”.

Lexo lajme interesante

You may also like