Kurti tregon se çka bisedoi me Vuçiqin, Merkelin dhe Macronin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri Albin Kurti ka treguar se çka kanë biseduar në takimin me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ku ishin edhe kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron.

“Në takimin me kancelaren gjermane Angela Merkel, presidentin francez Emmanuel Macron dhe presidentin e Serbisë ne folëm për Procesin e Berlinit, lëvizjen e lirë dhe njohjen e diplomave. Ne mbështesim marrëveshjet në të cilat të gjitha gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor trajtohen si të barabarta dhe qytetarët janë përfituesit e fundit”, ka shkruar ai në Twitter, njofton Klankosova.tv.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq pas takimit tha se dialogu me Kosovën do të vazhdojë në Bruksel, por që tema e parë sipas tij duhet të jetë formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

You may also like