Kurti thotë se raportet me ShBA janë OK

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka treguar se nëse deri në fund të këtij viti do të shkojë për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Unë do të ju njoftoj kur ta kem vizitën zyrtare në SHBA, mirëpo ne bashkë me Presidenten dhe kryetarin e Kuvendit rregullisht koordinohemi për këtë gjë” tha Kurti të martën.

Pos kësaj Kurti pohoi se raportet Prishtinë-Uashington janë të forta dhe se aleanca me tyre nuk mund të dëmtohet”Nuk kemi asnjë mospajtim me Amerikën” shtoi ai.

E sa për zhvillimet rreth pjesëmarrjes së Kosovës në Samitin e Demokracive që e organizon presidenti Joe Biden, ku shteti njëherë nuk u ftua por më pas ftesa megjithatë erdhi, kryeqeveritari shtoi se”Ftesa shumë mirë që erdhi por edhe mos të ndodhte kjo ftesë nuk thotë gjë për aleancën dhe partneritetin tonë”.

Kryeministri i Kosovës e ka pranuar se reagimet që erdhën nga disa palë por edhe vizita e presidentes Vjosa Osmani në Uashington bëri që Kosova të ftohet në Samit i cili mbahet virtualisht me 9 dhe 10 dhjetor.

You may also like