Kurti: Tensionet në veri shkak i panikës së Beogradit

by admin
Spread the love

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth situatës në veriun e Kosovës.

Kurti në një intervistë për gazetën gjermane “Spiegel” tha se situata e tensionuar në këto zona është shkak i panikut nga Beogradi.

Ai tha se Aleksandar Vuçiq, po dëshiron ta kthejë Serbinë sikur në të kaluarën por ky tren tashmë ka ikur, duke referuar kështu kërkesës për kthimin e 1 mijë ushtarëve serbë në Kosovë.

Shefi i Qeverisë së Kosovës theksoi se kjo kërkesë është qesharake, përcjell Klankosova.tv

“Duket se Vuçiqi dëshiron ta kthejë Serbinë në të kaluarën. Por, ky tren është larguar. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur në favor të deklaratës sonë të pavarësisë. Nuk ka gjykatë më të lartë në këtë planet”, tha Kurti.

“Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja po i bëjnë presion të madh Serbisë të zgjedhë mes Perëndimit demokratik dhe Rusisë”, theksoi ai.

You may also like