Kurti takon Hykollin, të drejtat dhe kërkesat e punëtorëve në krye të bisedës

by admin
Spread the love

Kryeministri Albin Kurti, ka pritur sot në takim Kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli.

Të drejtat dhe kërkesat e punëtorëve, bashkëpunimi sindikal dhe paga minimale ishin çështjet kryesore, të cilat u diskutuan gjatë takimit mes tyre.

“Hykolli, e njoftoi Kryeministrin për angazhimin e BSPK-së në bashkëpunimet evropiane dhe ndërkombëtare sindikaliste”, thuhet në komunikatë, përcjell KlanKosova.tv.

Kurti si nikoqir e falënderoi Hykollin për angazhimin e tij dhe për bashkëpunimin e deritanishëm.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 

 

You may also like