Kurti takohet me Sorosin, prezantohet projekti i ri i Fondacionit për Shoqëri të Hapur në Kosovë

by admin
Spread the love

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim përfaqësuesit  e Fondacionit për Shoqëri të Hapur (OSF), zëvendëskryetarin Alexander Soros, drejtoren ekzekutive të OSF-së për Evropë dhe Euroazi, Daniela Schëarzer, drejtorin ekzekutiv të OSF-së në Kosovë, Luan Shllaku dhe drejtorin ekzekutiv të OSF-së në Shqipëri, Andi Dobrushi, njofton Klankosova.tv.

“Në takim u prezantua projekti më i ri i Fondacionit për Shoqëri të Hapur në Kosovë, një bashkëpunim ky me kolegjin „Riinvest“, që ka për qëllim promovimin e agjendës së gjelbër nëpërmjet një qendreje e cila ofron edukim për administratë, për sektorin privat dhe shoqërinë civile, si edhe ligjërata dhe bashkëbisedime mbi temat më të rëndësishme për avokimin e politikave të gjelbërta.” thuhej në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Tutje bëhej e ditur se u bisedua edhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe synimin e përbashkët për integrim në Bashkimin Evropian.   

“Kurti foli për menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe procesin e mirë të vaksinimit të popullatës, për të cilin Kosova tashmë po prinë në rajon, si edhe për rritjen ekonomike që Banka Qendrore e Kosovës e parasheh të arrijë 9,9%. Në këtë drejtim u theksua kontributi i mërgatës në rritjen ekonomike dhe rëndësia e përfshirjes së saj në zhvillimin e mëtejshëm të vendit nëpërmjet Fondit të Ekselencës.”

Kurse përfaqësuesit e OSF-së bëhet e ditur se u shprehën shumë optimistë me programet që do t‘i implementojnë.

You may also like