Kurti takohet me Borrellin e Lajçakun, diskutohen elementet e marrëveshjes Kosovë-Serbi – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar në Berlin me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe përfaqësuesin e posaçëm europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, çështje diskutimi i këtyre takimeve ishin edhe elementet e kornizës së marrëveshjes Kosovë-Serbi, “me njohjen reciproke në qendër”.

“Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe elementet e kornizës së marrëveshjes për normalizimin e plotë të raporteve me njohjen reciproke në qendër, vendimi i fundit i Qeverisë për targat ilegale, çështja e energjisë dhe çështje tjera aktuale ishin temat qendrore të takimit”, tha Zyra e Kryeministrit në një njoftim.

Sipas ZKM-së, Kurti u ka thënë Borrellit dhe Lajçakut se vendimi i fundit i Qeverisë për targat “ka treguar vendosmërinë për sundimin e ligjit dhe përkushtimin në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend”, si dhe ka kërkuar nga ta që t’i dënojnë aktet e djegies së veturaveme targa RKS në veri.

“Sa i përket çështjes së energjisë, kryeministri foli për rëndësinë e zbatimit të plotë dhe të shpejtë të udhërrëfyesit për energji, ndaj të cilit dakordim Republika e Kosovës dhe institucionet vartëse kanë treguar përgjegjshmëri të lartë duke përmbushur obligimet tona në kohë rekord”, njoftoi ZKM.

You may also like