Kurti: Sveçla brenda 48 orëve udhëton në Bruksel për punën e vizave

by admin
Spread the love

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media pas vizitës që ka zhvilluar në Postën e Kosovës, ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave, meqë është thënë që do të ketë një udhërrëfyes shtesë për Kosovën sa i përket këtij procesi.

Shefi i Qeverisë ka thënë se s’është në dijeni që do të ketë ndonjë udhërrëfyes të ri, derisa ka bërë të ditur se numri një i MPB-së, Xhelal Sveçla do të udhëtojë për në Bruksel brenda 48 orëve, për t’u takuar me Komisioneren e BE-së për Ceshtje të Brendshme, Ylva Johanson, për të diskutuar për të gjitha çështjet që lidhen me liberalizimin e vizave.

Sveçla në Bruksel do të takohet me Komisioneren e BE-së për Çështje të Brendshme, Ylva Johanson.

 “Nuk jam në diejni që ka kurrfarë kriteresh shtesë, apo udhërrëfyes të ri. Ne i kemi plotësuar 95 kritere shumë moti. Në të njejtën kohë është jo vetëm Parlamenti, por edhe Komisioni që para 4 viteve ka rekomdnaur për herë të dytë heqjen e rejgimit të vizave për qytetarë te Kosovës. Dhe besoj që nuk është në anën e Kosovës që të bëjë shtesë diçka në anën e kritereve. Por ju njoftoj që ministri i Brendshëm Xhelal Svecla brenda 48 orëve do të jetë në Bruksel për t’u takuar me Komisioneren e BE-së për Cështje të Brendshme, Ylva Johanson, në mënyrë që të diskutojë për të gjitha gjërat në raport me liberalizimin e vizave, që e kemi mërituar që moti”, ka thënë Kurti. 

Lexo lajme interesante

You may also like