Kurti sulmoi ashpër edhe dy liderët e rinj të partive opozitare , i portretoi si pjesë të “ish- regjimit”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas dy viteve në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje sot është dukur si opozitë edhe një herë, me një video që e ka publikuar, duke bërë një kolazh figurash që kanë mbajtur pushtetin në vitet e mëhershme.

Një sërë figurash, duke nisur nga ish-presidenti e Hashim Thaçi dhe ish-kryekuvendari Kadri Veseli, të cilët gjenden në burgun e Hagës, sot nga VV janë etiketuar si shkatërrues shteti. Krejt kjo në ditën kur qeveria e VV-së po merr kritika të shumta për mos-ekzekutimin e pagave të punëtorëve grevistë të sektorit publik për muajin shtator.

Mes figurave që janë ekspozuar në këtë video, janë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi si dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndonëse si pjesë e qeverive të kaluara nuk kanë përcaktuar politika madhore ekzekutive.

Kjo video, e shpërndarë në formë propagande, është parë me shqetësim nga shumë qytetarë dhe akterë të jetës publike, duke qenë se partia tashmë është në qeveri e shumicës, me numra të nevojshëm në Kuvendin e Kosovës, për t’i realizuar synimet dhe premtimet e saj elektorale.

Ndërkohë, edhe pas dy vitesh në pushtet, VV ka zgjedhur që të flas për qeveritë e kaluara, sikurse dëmet e supozuara të ishin të pariparueshme dhe ata janë në pushtet vetëm sa për t’i evidentuar ato dhe për të vajtuar për të kaluarën “tragjike”.

“Shkatërruesit e shtetit që nuk duan ta shohin Kosovën mirë për 20 vite kanë qeverisur vendin. Herë vetëm e herë njëri me tjetrin. Formalisht të ndarë në parti të ndryshme por praktikisht në një qëllim: Rreth Kosovës së përbashkuar që e shihni veç si tender, si ryshfet, si haraç, si krim, si korrupsion e si çka tjetër. Ishte vetëm një subjekt që s’ishte në anën e tyre, VETËVENDOSJE!”, thuhet në postimin e VV-së, të përcjell me një video.

LV ka fituar zgjedhjet për të dytën herë më 14 shkurt të vitit 2021 dhe prej marsit të atij viti qeveris në vend.

Në video shfaqet edhe fytyra e ish-kryeministrit Isa Mustafa, që është tërhequr nga skena politike, ish-kryeministrit tjetër, Ramush Haradinaj, dhe ish-kryediplomatit Behgjet Pacolli. Në videon e LV-së, ku janë apostrofuar ish-funksionarët, nuk është përfshirë shefja e Grupit Parlamentar të LV-së , Mimoza Kusari, e cila ka qenë pjesë pushteteve të kaluara.

You may also like