Kurti: S’ndërhyjmë në përzgjedhjen e Kryeprokurorit, pushtetet janë të ndara

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk do të flasë me asnjë nga kandidatët për postin e kryeprokurorit të shtetit, raporton Ekonomia Online.

Në konkursin për këtë pozitë, Kurti ka thënë se pushtetet janë të ndara dhe se në punën e gjyqësorit nuk ndërhyn Qeveria.

“Është në vullnetin dhe interesin e atyre që kanë të drejtë të bëhen kryeprokuror të ardhshëm që të kandidojnë e të fitojnë. Ne jemi shtet demokratik ku janë të ndara pushtetet, dhe rrjedhimisht në shkeljet eventuale të ligjit e të Kushtetutës në Kosovë nuk ndërhyn Qeveria e Republikës së Kosovës. Kjo është një detyrë që e zbaton prokuroria, gjyqësori dhe mekanizmat e tjerë zbatues”, tha ai.

Kurti ka folur edhe për propozimin e ZRRE-së
për shtrenjtim të energjisë elektrike. Ai tha se uk ka biseduar me kryesuesit
të këtij bordi, pasi tha se nuk e ka numrin e telefonit.

“Zyra e Rregullatorit të Energjisë është institucion i pavarur shtetërorë. Unë nuk e kam numrin e telefonit te kryesuesit te bordit mirëpo ministrat e linjës shpresoj edhe nga kuvendi i republikës do ti dërgojnë sa më pare komentet në mënyrë që bordi i ZRRE bazuar në raportin e vet t’i trajtoj edhe sugjerimet”, u shpreh Kurti.

You may also like