Kurti: S’ka “Ballkan të Hapur” pa Serbi të hapur

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk e përkrahë iniciativën “Ballkani i Hapur” sepse Serbia është e mbyllur ndaj Kosovës.

Ai është shprehur se nuk mund të ketë Ballkan të Hapur me Serbi të mbyllur.

“Sa i përket Minishengenit, Serbia nuk i pranon diplomat, dokumentet, vulat. Nuk ka “Open Ballkan” për Serbi të mbyllur me Kosovën. Le të hapet një herë Serbia”, tha Kurti në ATV, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

Sipas tij ai nuk i përket atyre liderëve që besojnë në vetmjaftueshmërinë e Ballkanit.

“Unë nuk u përkas liderëve politik që besojnë në vetmjaftueshmërinë e Ballkanit, të liderëvë që duket se po bëhen bashkë që vazhdimisht të ankohemi për BE-në. Unë jam kritik ndaj BE por pa cinizëm dhe hidhërim”, shtoi ai.

You may also like