Kurti: Serbia shtyu takimin mes meje dhe Vuçiqit

by admin
Spread the love

Kryeministri Albin Kurti, në konferencë për media, pas mbledhjes së qeverisë tha se ishte paraparë që të ketë takim në Bruksel me presidentin serb Vuçiq këtë javë por që është kërkuar të shtyhet nga pala serbe.

Kurti ka thënë se Serbia shtyu takimin që ishte planifikuar për këtë jave mes tij dhe presidentit serb, Alaksander Vuçiq.

“Ka pasur të ndodhë një takim këtë javë mes meje dhe presidentit serb, Vuçiq, por kanë qenë përsëri ata që kanë kërkuar të shtyhet kjo gjë. Pra, ata po e shtyjnë dorëzimin e listave të konsumatorëve në veri, janë ata që po i shtyjnë takimet në Bruksel, çfarëdo preteksti që përdoret janë përpjekje për tu shfajësuar, në rastin kur fajësia nuk ka qenë kurrë më e qartë”, tha ai.

Duke folur për moszbatimin e afateve për udhërrëfyesin për energjinë, Kurti tha se Elektrosever s’ka dorëzuar me kohë regjistrin e konsumatorëve në veri, duke kërkuar reagimin e Brukselit.

You may also like