Kurti pritet nga Guvernatorja e Iowas, vlerësohet bashkëpunimi i FSK’së me Gardën Kombëtare

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

I pari i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti i cili po qëndron në SHBA ka zhvilluar një takim me guvernatoren e Iowas, Kim Rejnolds.

Sipas njoftimit për media nga ekzekutivi
kosovar, të dy diskutuan “për krijimin e mundësive të reja të bashkëpunimit,
për rritjen e investimeve, ngritjen e kapaciteteve njerëzore, shfrytëzimin e
potencialit natyror si dhe për promovimin e vlerave të përbashkëta të të dyja
vendeve”.

“Në veçanti u vlerësua partneriteti në mes
të Gardës Kombëtare të Iowas dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe qëllimi
afatgjatë për zhvillimin e ngritjen e mëtejme të saj dhe përafrimin e kushteve
për anëtarësim në NATO”, thuhet në njoftimin për media të qeverisë.

Po sipas të njëjtit njoftim Kurti theksoi
se Kosova është faktor stabiliteti në rajon dhe se do te vazhdojë të jetë
kontribuese për sigurinë në rajon dhe botë, në mbrojtje të paqes dhe vlerave
demokratike, përkrah aleatëve, në veçanti Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe
Bashkimit Evropian.

Në këtë takim, thuhet se morën pjesë edhe
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe
Diasporës, Liza Gashi, Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, koloneli
Ejup Maqedonci, dhe shefi i Misionit në Konsullatën në Iowa, Artan Duraku.

You may also like