Kurti për takimin në Ohër: Shpresoj të nënshkruhet marrëveshja më 17 mars

by admin
Spread the love

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se pret që në Ohër, më 17 mars, Kosova dhe Serbia të nënshkruajnë Planin Evropian, për normalizim të raporteve në mes dy vendeve.

Kurti në një intervistë për Euronews, ka theksuar se ishte i gatshëm që marrëveshjen ta nënshkruante më 27 shkurt, por që ishte presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ai që refuzoi ta bënte këtë, përcjell Klankosova.tv.

“Duhet ta nënshkruanim marrëveshjen më 27 shkurt. Fatkeqësisht, presidenti i Serbisë nuk deshi. Për këtë qëllim, ky traktat bazë që është propozuar nga BE-ja më 27 shkurt, është një terren i fortë për të ecur përpara dhe ne shpresojmë ta arrijmë më në fund më 18 mars”, ka thënë Kurti.

“Po shkoj sërish në Maqedoninë e Veriut me mirëbesim me vullnet të mirë, për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kosova është një vend normal, por nuk ka marrëdhënie normale me Serbinë. Në këto dy vitet e fundit kemi pasur një progres të paprecedentë ekonomik dhe demokratik në vendin tonë, gjë që na vendos në drejtim të sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut dhe rritjes në krye të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh ai.

Kurti tregoi se shumica anëtarëve e Këshillit të Evropës janë pro anëtarësimit të Kosovës.

“Shumica dërrmuese e anëtarëve të Këshillit të Evropës janë pozitivë sa i përket aplikimit të Kosovës dhe shpresoj se tani do të shpejtojmë procedurat që të kemi votimin përfundimtar atje, për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Për ne është shumë e rëndësishme sepse do të ishte më e dobishme për vetë qytetarët sesa për vendin”. /Klankosova.tv.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like