Kurti për barrikadat: KFOR-i kërkoi dy ditë, tash janë bërë dy javë, së shpejti do të kemi takim

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media foli edhe në lidhje me barrikadat e vendosura në veri.

Ai u shpreh se KFOR-i kërkoi dy kohë, ndërkaq tani janë bërë dy javë që nga vendosja e barrikadave.

“KFOR-i ka kërkuar pak kohë prej neve dhe ne i kemi dhënë pak kohë dhe jemi dëshmitar që sot janë bërë dy javë që janë vendosur 11 barrikada gjithsej të cilat ndodhen në veri të lumit Ibër dhe ato janë duke penguar lirinë e lëvizjes. KFOR-i gjithmonë është zotuar për ambient të qetë dhe të sigurt, me vlerë kryesore lirinë e lëvizjes. Liria e lëvizjes ka qenë vlera kryesore të cilën e ka afirmuar KFOR-i në këto 23 vjet e më shumë të pasluftës në Kosovë. Prandaj, edhe ne i kemi dhënë kohë KFOR-it pikërisht për shkak se liria e lëvizjes është konsideruar vlera themelore në Republikën e Kosovës nga pikëpamja e KFOR-it”, tha ai.

Ai gjithashtu u shpreh se pas Krishlindjes do të kenë edhe takim me komandantin e KFOR-it, përcjell Klankosova.tv.

“E tash lirinë e lëvizjes nuk e kemi, sepse janë 11 barrikada të cilat siç e dini nuk janë barrikada civile, por janë barrikada të njerëzve të uniformuar, të armatosur. KFOR-i ka kërkuar kohë, ne e kemi dhënë atë kohë dhe meqë sot është Krishlindja, ne duhet ta kemi shumë shpejt pas Krishlindjes do një takim me komandantin e KFOR-it, unë si kryeministër e në të cilin besoj se do të sqarojmë gjithçka. Kjo nuk mund të tolerohet kështu pafundësisht dhe tashmë u bën dy javë e ne nuk mund të lejojmë që edhe javë e javë të na kalojnë e të mos e kemi lirinë e lëvizjes”, u shpreh tutje Kurti.

 

You may also like