Kurti për aksidentin në Serbi: Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë

by admin
Spread the love

Kryeministri Albin Kurti në fillim të
mbledhjes së Qeverisë ka folur për aksidentin e mbrëmshëm të autobusit të linjës
Prishtinë-Graz që u aksidentua në Kupci të Madh afër Krushevcit, në Serbi,
raporton Ekonomia Online.

Kurti tha se institucionet janë në kontakt të vazhdueshëm dhe se do të bëjnë gjithçka që është e nevojshme për të ndihmuar të lënduarit nga ky aksident, duke sqaruar se ata janë jashtë rrezikut për jetë.

“Sipas informatave, fatmirësisht të gjithë udhëtarët e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë. Është koha e kthimit të mërgatës sonë drejt vendeve ku ata jetojnë dhe punojnë. Shpirtërisht jemi me ta, derisa ata kalojnë mijëra kilometra këto kohë të acarta të dimrit”.

Ai më tej tha se sakrifica dhe kontributi i mërgatës është i pakontestueshëm, duke uruar që kthimi i tyre për ne vendet ku jetojnë dhe veprojnë të jetë sa më i lehtë.

“Sakrifica, kontributi, mundi i tyre për të qëndruar sa më afër familjarëve në Kosovë është për t’u admiruar. Urojmë që udhëtimet e tyre të jenë sa më të lehta e më të sigurta dhe u urojmë urim sa më të shpejtë”.

Përderisa u bë e ditur se janë 9 udhëtarë që
kanë pësuar lëndime, por që janë jashtë rrezikut për jetë.

You may also like