Kurti për abetaren e përbashkët me Shqipërinë: Populli e di që bashkimi është i domosdoshëm

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se populli
shqiptar e di që bashkimi është i domosdoshëm, duke iu referuar përurimit të
abetares së përbashkët me Shqipërinë, raporton Ekonomia Online.

Ai në ceremoninë e përurimit shtoi se fati i
shkollës shqipe është i njëjtë me atë të popullit shqiptar, duke shtuar se
brezi i ri po e fillon rrugën e dijes me një abetare.

Kurti pohoi Qeveria po punon në mbështetje të
shqiptarëve kudo që janë.

“Populli ynë e di se bashkimi është i
domosdoshëm. Jemi ne që duhet ta jetësojmë idenë e bashkimit me aktivitete si këto”.

“Fati i shkollës shqipe ka qenë i njëjtë me atë
të kombit tonë. Kombin tonë e përbashkon edhe kjo abetare. Një brez i ri
shqiptar po fillon rrugën e dijes me një abetare”.

“Dihet kujtuar puna dhe sakrifica e të gjithë kontribuuesve
që e ruajtën gjuhën tonë shqipe. Së bashku me institucionet e Shqipërisë kemi përgatitur
këtë abetare”, tha ai, raporton EO.

“Qeveria jonë po punon në mbështetje të
shqiptarëve kudo që janë.  Vetëm bashkë
krahë për krahë mund t’i shtyjmë përpara interesat tona për përparim në çdo
fushë”.

LEXONI EDHE:

You may also like