Kurti para prishtinasve prezanton Buxhetin e vitit 2023 – Flet për rritje ekonomike e të hyra rekorde – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga disa ministra të tij, të enjten kanë prezantuar buxhetin para qytetarëve të Prishtinës. Nga aty, Kurti u bëri me dije se buxheti për vitin 2023 do të jetë 3 miliardë e 212 milionë euro, raporton Shqip.

Shefi i ekzekutivit, tha se përkundër sfidave globale, viti 2021 mund të konsiderohet si vit i suksesshëm sa i përket të hyrave buxhetore dhe rritjes ekonomike.

“Vitin e kaluar e kishim vitin më të suksesshëm sa i përket të hyrave buxhetore dhe rritjes ekonomike, përkundër sfidave globale, pandemisë Covid-19 dhe luftës ruse në Ukrainë që shkaktoi destabilizim të tregjeve ndërkombëtare sa i përket energjisë, por edhe krizës inflacionare që nuk u kufizua vetëm në kontinetin tonë. Buxheti për vitin 2023 është më i lartë në historinë e Republikës sonë, do të jetë 3 miliardë e 212 milionë euro. Prej tyre të hyra buxhetore do të jenë 2 miliardë e 184 milionë euro”, tha Kurti para prishtinasve.

“Në kuadër të buxhetit parashihet shtim i buxhetit për investime kapitale, mallra dhe shërbime, të cilat arrijnë vlerën e 1.3 miliardë euro. Kjo do të ndihmojë në shtimin e aktivitetit bizensor dhe në rritjen e zhvillimit ekonomik. Buxheti që i dedikohet pushtetit lokal dhe komunave, planifikohet të rritet për rreth 100 milionë euro, nga 560 milionë euro sa ishte në vitin në të cilin ndodhemi tani në rreth 660 milionë euro për vitin 2023”, tha tutje Kurti.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, foli për investimet që do të bëhen në Komunën e Prishtinës. Ai tha se në buxhetin e vitit të ardhshëm janë paraparë 43 milionë euro për investime kapitale, ndërsa në total do t’i ketë mbi 100 milionë euro.

“Për herë të parë buxheti i Prishtinës do të kalojë mbi 100 milionë euro. Ndoshta vetëm tri-katër ministri kanë buxhetin më të lartë, gjitha ministritë tjera kanë më pak buxhet se sa që i kemi nda Prishtinës. Prej atij buxheti mbi 70 milionë janë të qeverisë, veç për investime kapitale i ka 43 milionë euro vetëm a janë që shpenzojnë dhe kryejnë punë, pasi nëse e shohim veç për sivjet për 9 muajt e parë kanë shpenzuar vetëm 2 milionë euro”, shtoi ai.

You may also like