Kurti para ndeshjes me Rumaninë: Ta shfrytëzojmë super formën e Vedat Muriqit 

by admin
Spread the love

Kombëtarja e Kosovës është në presion të fitores në përballje me Rumaninë, e cila do të luhet nesër (20.45) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.  

Është ndeshja e parë e Grupit G të Ligës C të Kombeve.

Ish futbollisti i mirënjohur, Xhevat Kurti, mendon se Kosova ka një nuancë përparësinë dhe beson e shpreson se do të dalin triumfues në hapje të edicionit të ri.

“Sipas rrjedhave të lojës së kaluar me Rumaninë të gjitha statistikat flasin se Kosova 55 për qind e Rumania 45 për qind, gjasat janë një nuancë në favorin tonë, sepse luajmë si vendas domethënë lojtari i 12-t janë edhe Dardanët.

Edhe jemi me gjasë pak më te mirë, duke u bazuar në ndeshjet e kaluara”, shpreh optimizmin Kurti për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ish futbollisti i Trepçës, Prishtinës, Trepçës “89, Besëlidhjes e Besianës dhe disa skuadrave tjera, ka veçuar edhe një futbollist që mund të bëjë diferencën në radhët e Dardanëve.

“Kosova ka lojtar që luajnë në nivele të larta, një  ndër ta padyshim është sulmuesi i jashtëzakonshëm siç është Vedat Muriqi i cili po kalon formë shumë të mire dhe duhet ta shfrytëzojmë super formën e tij.

Mos të harrojmë Edon Zhegrovën i cili po ashtu është në super formë dhe bën dallimin në çdo ndeshje, gjithashtu Rashica po kalon momente të mira të Beshiktashi. Kapiteni Rrahmani organizatorë i mbrojtjes dhe jo veç.

Kosova ka potencial që t’ia del kundër Rumanisë dhe të gjitha ekipeve tjera që i kemi në grup.

Unë kam besim te të përzgjedhurit dhe trajneri Foda.

Beso dhe guxo forca Kosova ti je më e mira”, ka përfunduar Kurti.

You may also like