Kurti nga SHBA-ja për takimin në Bruksel: Serbia s’do marrëveshje

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, është deklaruar rreth dështimit të arritjes së një marrëveshje përfundimtare për çështjen e targave, e cila është diskutuar sot në takimin mes Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviq.

Kurti tha se, Serbia nuk është e interesuar të
arrijë marrëveshje, sepse sipas Kurtit, Bislimi ka qenë edhe kreativ por edhe
konstruktiv, raporton lajmi.net.

“Unë nuk e kam ndjekur përse afërmi procesin
e  fundit të bisedimeve për targat, por
besoj që ndërmjetësuesi Lajçak do ta shpjegoj se cila pale nuk ishte
konstruktive, unë për vete nuk kam dilema. E di që kyrenegociatori ynë, Besnik
Bislimi ka qenë edhe konstruktiv edhe kreativ, por qartazi Beogradi s’është i
interesuar të ketë marrëveshje. Ndërkaq ne nuk duam asnjëherë ta vëmë në pikëpyetje
parimin e reciprocitetit. I takon ndërmjetësit, që ta sqaroj sepse konkretisht
nuk u arrite marrëveshja, e cila ka qenë mjaft afër”, ka thënë Kurti në RTK.

Tutje ai tha se, Serbia i ka shtuar
agresivitetin ndaj Kosovës, sepse Kosova po përparon e kjo e pengon Serbinë.

“Presidenti i Serbisë është duke shtuar agresivitetin ndaj Kosovës, dhe unë besoj që kjo ka të bëjë me suksesin e Kosovës. Ne po përparojmë ne te gjitha fushat, e kjo i pengon atij. Ne e bëjmë punën tonë por duhet edhe kancelaritë perëndimor  të i tregojnë Beogradit që nuk mund të vazhdojë kësisoj”, tha i pari i qeverisë.

You may also like