Kurti në heshtje zgjedhore u drejtohet qytetarëve

by admin
Spread the love

Kryeministri i Kosovës dhe lideri i VV-së, Albin Kurti, ka falënderuar qytetarët për përkushtimin e tyre gjatë fushatës zgjedhore, duke iu kërkuar që të dielën të shfrytëzojnë të drejtën ligjore për të votuar.

Në ditën e
heshtjes zgjedhore, Kurti tha se politikat lokale mund të bëjnë më së shumti
dhe e kanë ndikimin më të shpejt e direkt te jeta e qytetarëve, duke shtuar se
niveli i korrupsionit nëpër komuna është i lartë.

Tutje, ai tha se qytetarët
kanë më shumë se 144 arsye që ta votojnë VV-në.

Statusi i plotë:

Të dashur
qytetarë dhe qytetare të Kosovës,

Përgjatë këtyre
ditëve të fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kemi qenë bashkë.
Jemi takuar në shumë takime e tubime e diku edhe nuk kemi arritur. Koha është
resurs i kufizuar. Për gjithë këtë mbështetje që ia keni dhënë Lëvizjes
VETËVENDOSJE! unë ju falënderoj tej mase.

Ju na dhatë
mundësinë që të jemi në balotazh në 12 komuna. Ky është një shans i madh për
Prishtinën, Prizrenin, Gjilanin, Dardanën, Vitinë, Gjakovën, Rahovecin,
Kaçanikun, Shtimen, Fushë-Kosovën, Obiliqin dhe Besianën. Në këto Komuna,
votuesit tanë e kanë ngacmuar mentalitetin e vjetër dhe nesër më 14 nëntor
është koha që ta zëvendësojnë krejtësisht, me një mundësi të re. Kjo është
rruga e VETËVENDOSJE!-s.

Në Prizren e
Besianë duhet të vazhdohen punët e mira që kanë nisur dhe të kryhen shumë të
tjera. Kurse në 10 komunat e tjera ku kandidatët e Lëvizjes janë në garë,
qytetarët po duan t’i heqin rropullitë nga qeverisja e stërgjatë me përplot
gabime. Mjaft më! Askush nuk po do të kthehet në të kaluarën e errët komunale.

Koha është që t’i
bëjmë zgjedhjet e duhura. Të vendosim për qytete të jetueshme, plane të
zbatueshme e projekte të dobishme për qytetarët.

Niveli komunal e
ka maskuar keqpërdorimin nën petkun e asaj që korrupsioni ndodh më shumë lart,
atje larg në institucione qendrore. Sikurse shumë punë të mira e me ndikim që
mund të ndodhin vetëm në nivel lokal ku zhvillohet shumica e jetës sonë, edhe
një pjesë e korrupsionit zhvillohet pikërisht nëpër Komuna. Prandaj, është e
rëndësishme që kjo të ndalet siç është ndalur në nivelin qendror. Ky është hap
i domosdoshëm për t’i hapë rrugë zhvillimit mëpastaj.

Komuna, kryetarët
tonë të zgjedhur, kabineti dhe asambleistët do të jenë infrastruktura
lehtësuese për përmirësimin e jetës. Këtu është qëllimi i politikës sonë –
jeta. Siguria, qetësia, zhvillimi, atraksioni, lëvizja, shërbimi, kujdesi. A nuk
janë këto mbështetje jetësore? Këto i synojmë në këto zgjedhje dhe kjo nuk
është pak. Politikat lokale mund të bëjnë më së shumti dhe e kanë ndikimin më
të shpejt e direkt te jeta e qytetarëve. Prandaj janë të rëndësishme. Prandaj
edhe këto zgjedhje janë të tilla. Prandaj kemi më shumë se 144 arsye që ta
votojmë këtë numër të dielën.

Këto zgjedhje
mbyllin këtë cikël fitoresh të VETËVENDOSJE!-s. Na bëjnë edhe më të
qëndrueshëm, më të përkushtuar e angazhuar sepse na obligojnë më shumë.

Lajme interesante

You may also like