Kurti lëshoi pe për targat, nuk guxon të bëjë marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-kryengociatoria e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka komentuar marrëveshjen e arritur për çështjen e targave në Bruksel.

Tahiri përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Kurti ka lëshuar pe, dhe se nuk dihet edhe sa kohë do të qarkullojnë targat ilegale në veri të vendit.

“Marrëveshja për targa u arritë, Kurti lëshoi pe, tash nuk dihet edhe sa kohë do të qarkullojnë targat ilegale ne veri të vendit, meqë nuk ka afat marrëveshja. Sikur të dëgjoheshin amerikanet afati do të ishte 10 muaj”, ka shkruar Tahiri.

Ajo ka thënë se prapë nuk është bërë publike marrëveshja, dhe se nuk e dijmë edhe çfarë “kompromise tjera ka bërë Kurti si në të kaluarën”.

“Por një gjë e dimë, Kurti as Qeveria e tij nuk guxon të bëjë marrëveshje pa njohje reciproke me Serbinë. Nëse lëshon pe përballë do ta gjej popullin e Kosovës, të cilin e njoh mire sepse është popull shembullor qe dinë të mbroj interesat kombëtare!”, ka shkruar Tahiri.

You may also like